Formula 1/ Garë e çmendur në Silverstone! Leclerc triumfon pas një fundi dramatik me makinë sigurie, Russell i dyti, Hamilton kompleton podiumin
Mbrëmja e fundjavës së fundit të qershorit e shndërroi Liqenin Artificial të Tiranës në një festë të sportit, familjes dhe jetës së shëndetshme. Edicioni i pestë i “VrapLale Night Edition”, me moton “Vrapo për Familjen”, u mbyll me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke mbledhur së bashku mijëra vrapues të të gjitha moshave.
Në pistën e ndriçuar nuk garuan vetëm atletë profesionistë dhe sportistë të klubeve, por edhe familje të tëra, prindër me fëmijët e tyre, të rinj, të moshuar dhe qindra të apasionuar pas vrapit, të cilët zgjodhën të sfidonin veten jo për medalje, por për shëndetin dhe mirëqenien.

Atmsfera ishte elektrizuese. Duartrokitjet e publikut, energjia e pjesëmarrësve dhe peizazhi i mrekullueshëm i liqenit krijuan një mbrëmje ku gara u kthye në një festë të komunitetit. Prania e atletëve të njohur i dha aktivitetit edhe më shumë vlerë dhe frymëzim.

Në fund u shpallën fituesit në kategoritë përkatëse, por fituesi i vërtetë ishte mesazhi që përcolli ky aktivitet: se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të afrojë familjet dhe të frymëzojë një stil jetese më aktiv.

“VrapLale Night Edition V” u mbyll me sukses, duke lënë pas jo vetëm medalje dhe rekorde personale, por edhe kujtime, buzëqeshje dhe premtimin për t’u rikthyer vitin e ardhshëm, edhe më i madh.
Top Channel