Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit, kjo është mës e e konfirmuar dhe pritet vetëm prezantimi para gazetarëve. Klubi i kuq ia ka besuar pankinën trajnerit rumun pas shkarkimit të Oltijon Kërnajës vetëm pak ndeshje nga mbyllja e sezonit të shkuar.

Prej javësh qarkullonin lajmet për marrëveshjen me Bratu, teksa së fundmi ai ka zgjedhur ta “zyrtarizojë” vetë trajneri, duke publikuar një foto të uniformës së tij te Partizani, bashkë me inicialet.

Kroati nis në këtë mënyrë një projekt të ri te Partizani, pas dështimit në sezonin e shkuar, kur nuk arritën të kualifikoheshin në Kupat e Europës. Organika e skuadrës pritet të pësojë ndryshime të shumta, nisur edhe nga largimet e deritanishme.

Karriera si trajner: Florin Bratu është një trajner rumun, i lindur më 2 janar 1980 në Bukuresht. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai nisi rrugëtimin si trajner në vitin 2014 te Dinamo Bukuresht, fillimisht si drejtor i skautizmit.

Më pas drejtoi ekipin e dytë të Dinamos, ndërsa në vitin 2015 mori drejtimin e CS Tunari. Në sezonin 2016/17 u rikthye te Dinamo, ku udhëhoqi skuadrën U19, përpara se të emërohej trajner i kombëtares rumune U18.

Në shkurt të vitit 2018 mori drejtimin e ekipit të parë të Dinamo Bukureshtit, ku regjistroi mesatarisht 1.83 pikë për ndeshje në 24 takime, periudha më e suksesshme statistikisht në karrierën e tij si trajner.

Pas largimit nga Dinamo, Bratu drejtoi Aerostar Bacău, AFC Turris dhe Concordia Chiajna, ndërsa në vitin 2021 u emërua trajner i Rumanisë U21, post që e mbajti për një sezon.

Në mars të vitit 2023 mori drejtimin e skuadrës qipriote Karmiotissa, duke regjistruar një mesatare prej 1.19 pikësh për ndeshje. Në gusht 2024 u rikthye në futbollin rumun si trajner i CS Dinamo București, ku qëndroi deri në mars 2026.

Që prej 3 marsit 2026, Florin Bratu është trajner i Metaloglobus București, klub me të cilin vazhdon karrierën. Ai preferon skemën taktike 4-2-3-1 dhe, gjatë karrierës si trajner, ka pasur një mesatare prej rreth 0.71 vitesh në çdo klub që ka drejtuar.

Top Channel