Humori, nostalgjia dhe emocionet e forta janë rikthyer në skenën e Teatrit të Korçës. Komedia ikonike shqiptare, “8 persona plus”, është ngjitur sërish në skenë, jo vetëm si një prej veprave më të dashura për publikun por këtë herë edhe si një homazh i ndjerë për autorin dhe regjisorin e saj Ferdinand Radi.
Nën kujdesin e dy vajzave të tij, Andetës në regji dhe Rozanës në skenë, kjo premierë arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Për Andetën Ideja ishte ruajtja e tekstit origjinal, por sjellja e tij në një formë të re, përshtatur me ditët e sotme.
Për aktoren Rozana Radi ngjitja në skenë me këtë pjesë ishte mbi të gjitha një sfidë emocionale
Aktorja e njohur Zamira Kita u rikthye në këtë pjesë pas më shumë se tre dekadash, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri.
Me sallën e mbushur plot dhe batutat që u duartrokitën njësoj si më shumë se 3 dekada më parë Komedia 8 persona plus dëshmoi se arti i vërtetë i reziston kohës ndërsa artistët do të vazhdojnë të mirëpresin publikun edhe për dy netë të tjera në teatrin e Korçës.
Top Channel