Zbret termometri/ I nxehti i qershorit i lë vendin temperaturave më të ulëta, si parashikohet moti për fundjavën dhe ditët në vijim
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori i SPAK foli në lidhje me pasuritë e sekuestruara. Sipas tij, ato janë si tumor për ekonominë dhe nuk do të ketë tolerime.
“Është e vërtetë që kemi pasur disa raste sekuestrimi pasurish që burojnë nga veprat penale. Këto pasuri janë si tumor në ekonomi dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të sekuestrohen dhe konfiskohen.
Ky produkt fuqizon grupet kriminale dhe çon deri në korrupsion në administratë. Më pas për persona të tretë si kontraktorë apo nënkontraktorë, e kam theksuar se janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojtë. Është një sfidë e madhe për shkak të numrit të madh të pasurive dhe shifrave të mëdha, por deri më tani ia kemi dalë.
Nga pikëpamja ligjore nuk shohim të ketë problematika. Do të ketë edhe sekuestrime të tjera, jemi ende në korrik dhe deri në dhjetor do të ketë edhe çështje të tjera. Interesat e ligjshme janë nën mbrojtjen tonë”, tha Braho mes të tjerash.
Top Channel