Milani ëndërron Van Dijk, Zlatan Ibrahimovic “kumbar” për transferimin e madh të mbrojtësit të Liverpoolit

01/07/2026 15:12

Milani po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, për të përforcuar repartin defensiv në prag të sezonit të ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, emri i kapitenit të Holandës është sugjeruar nga Zlatan Ibrahimovic, i cili vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në projektin sportiv të klubit kuqezi.

Van Dijk ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin dhe, sipas raportimeve, pengesa kryesore për Milanin nuk është shuma që mund të kërkojnë anglezët për kartonin e tij, por paga e lartë që kërkon mbrojtësi holandez.

Paralelisht, drejtuesit e Milanit po vlerësojnë edhe alternativa të tjera për qendrën e mbrojtjes. Një nga emrat në listë është Gonçalo Inácio, mbrojtësi portugez që aktivizohet te Sportingu.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se edhe Galatasaray është futur në garë për të siguruar shërbimet e Van Dijk, duke shtuar konkurrencën për firmën e një prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Top Channel