I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

01/07/2026 10:19

Të dyshuarit për vrasjen e Santiago Malkos, ish-krah i djathtë i Ervis Martinajt, vijojnë betejën me drejtësinë.

Sot ishte radha e Ilir Selmanit për t’u paraqitur në GJKKO për seancën e radhës. Ai ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, teksa nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë është shoqëruar në Gjykate.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit.

Top Channel