Dhunimi i Ilir Demaliajt, analisti sqaron ngjarjen në ‘Shqipëria Live’: Dy persona më goditën me grushte sa dola nga shtëpia, thanë se kisha lajmëruar policinë për…
Prokuroria e Milanos po vijon një hetim të gjerë mbi një rrjet eskortash dhe organizim festash ekskluzive, i dyshuar se ka qenë i lidhur me sportistë dhe persona të njohur. Çështja ka nisur pas një denoncimi të bërë nga një prej vajzave të përfshira në aktivitet.
Në qendër të hetimit ndodhen dy drejtues të një agjencie me bazë në Cinisello Balsamo, Emanuele Buttini dhe Deborah Ronchi, të cilët ndodhen në arrest shtëpie. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, shfrytëzim dhe favorizim të prostitucionit, si dhe pastrim parash.
Sipas hetuesve, aktiviteti përfshinte organizimin e darkave luksoze në restorante të njohura të Milanos, të cilat më pas vijonin me festa në lokale ekskluzive ose në dhoma hoteli. Në disa raste dyshohet edhe përdorimi i substancave narkotike si “gas esilarant”.
Rrjeti, sipas dosjes hetimore, funksiononte edhe përmes promovimit në rrjetet sociale, ku publikoheshin evente dhe “serata VIP”, të ndjekura nga persona të ndryshëm, përfshirë edhe disa futbollistë të Serie A. Megjithatë, autoritetet theksojnë se asnjë prej lojtarëve nuk është aktualisht i hetuar në këtë fazë të procedurës.
Hetimi përfshin gjithashtu një analizë të detajuar të lëvizjeve financiare, ku sipas Guardia di Finanza rezulton një qarkullim që tejkalon 1.2 milion euro. Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë edhe fondet e mundshme të transferuara jashtë Italisë dhe të identifikojnë burimet reale të të ardhurave.
Çështja ka nisur në vitin 2024 pas një denoncimi dhe është zgjeruar më tej me dëshmi dhe materiale që pretendojnë organizimin e eventeve edhe gjatë periudhës së pandemisë. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht strukturën dhe funksionimin e rrjetit të dyshuar.
Top Channel