Formula 1/ Russell dominon Austrinë, britaniku rihap kampionatin dhe i afrohet shokut të skuadrës, Ferrari katranos çdo gjë
Pas 8 sezoneve, LeBron James largohet nga Los Angeles Lakers me të cilin fitoi titullin kampion të NBA në vitin 2020, por ende nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën si basketbollist.
Ylli i basketbollit amerikan do të luajë në një skuadër tjetër sezonin e tij të 24 që përbën një rekord absolut.
Ai që konfirmoi lajmin ishte Shefi Ekzekutiv i Klutch Sports, Rich Paul për rrjetin amerikan ESPN. LeBron James që në muajin dhjetor do të festojë 42 vjetorin e tij të lindjes, iu komunikoi drejtuesve të LA Lakers që të planifikojnë të ardhmen pa të teksa ai përgatitet për kapitullin e fundit të karrierës së tij legjendare në një skuadër tjetër.
LeBron James do të jetë zyrtarisht basketbollist i lirë dhe gati për të nënshkruar me një skuadër tjetër dhe pistat për të ardhmen e tij janë të shumta. Pista kryesore e çon në San Francisco te Golden State Warriors, me këtë të fundit që do të formonte një binom ëndrrash me Steph Curry.
Top Channel