AMP referon në Prokurori efektivin e Policisë së Lezhës, dyshohet për kanosje, shpërdorim detyre dhe dëmtime me dashje

30/06/2026 13:34

Drejtoria Rajonale Tiranë ka përfunduar veprimet e para hetimore dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprat penale “Kanosja”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të depozituar nga një qytetar, i cili pretendoi se, pas një aksidenti rrugor, është dhunuar nga disa persona. Gjatë administrimit të provave dhe deklarimeve rezultoi se në konflikt ishte përfshirë edhe efektivi i Policisë së Shtetit me iniciale D. H, punonjës në DVP Lezhë.

Sipas veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë, janë administruar deklarimet e personave të përfshirë, dokumentacioni mjeko-ligjor dhe pamjet filmike, mbi bazën e të cilave materialet procedurale janë referuar për ndjekje penale pranë organit të akuzës.

Paralelisht me hetimin penal, AMP ka nisur edhe procedurat administrative për verifikimin e shkeljeve të rënda disiplinore ndaj punonjësit të policisë.

Top Channel