Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës me një të vdekur dhe 12 të plagosur, zëvendëskryeministrja Koçiu viziton në spital të lënduarit

30/06/2026 20:36

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka vizituar në spital të lënduarit e aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkohë më parë ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që ndërroi jetë, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe”.

Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë🙏, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.

Top Channel