Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal, kush është Brian Syzo
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku po mbahet seancë dëgjimore mbi raportimin vjetor për vitin 2025 të Shërbimit Informativ Shtetëror, anëtari demokrat Flamur Noka i është drejtuar këtij institucioni me disa pyetje.
Gjatë parashtrimit të pyetjeve të tij, ai tha se SHISH “është futur në protestë” dhe se kjo sipas tij nuk është e pranueshme dhe as në kompetencat e këtij institucioni.
“A ka rol shërbimi në të ashtuquajturat shpalljet non grata të shqiptarëve në Kosovë apo RMV? A po shpallen non grata për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës apo për çfarë?
Detyra e shërbimit nuk është të futet dhe të ndjekë kundërshtarët e Edi Ramës. E bëri me protesta e opozitës dikur, po e bën me protestat e qytetarëve tani. Shërbimi nuk është për të qenë kamikaz në shërbim të karriges së Ramës, por duhet të jetë në shërbim të sigurisë kombëtare të vendit”, tha Noka, duke kërkuar përgjigje nga drejtoresha Vlora Hyseni.
“Për sqarim, ju bëj me dije se pas miratimit të pikës së parë do të kemi drejtuesen e SHISH, dhe pyetjet mund t’i shtroni në prezencë të saj dhe të marrim përgjigje nga titullari i institucionit”, iu përgjigj Bledi Çuçi, drejtues i Komisionit.
“Shoh se keni planifikuar që kur të vijë zonja seanca të jetë me dyer të mbyllura. Qytetarët duhet të informohen në lidhje me situatën dhe shqetësimet që ata kanë, për të ditur rolin e shërbimit dhe ku është çështja e sigurisë kombëtare dhe kontributi i këtij institucioni”, tha Noka.
“Në bazë të ligjit gjithmonë rëndësinë e informacionit e ka ai që jep informacionin dhe e vendos nëse do jetë mbledhje me dyer të mbyllura apo jo”, tha Çuçi.
Top Channel