Kontrollet intensive me dron dhe pajisje inteligjente, 17 të arrestuar dhe 1807 masa për shkelje rrugore në Durrës

29/06/2026 11:48

Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë javës së fundit, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor janë arrestuar 17 persona dhe janë vendosur 1807 masa administrative.

Njoftimi:

Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë javës që shkoj, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 17 shtetas, janë vendosur 1807 masa administrative.

Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas.

Më tej, janë vendosur këto masa:
-442 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-35 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-13 për përdorim të pijeve alkoolike;
-39 paraklime të gabuara;
-1269 për shkelje të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.

Top Channel