Turisti francez humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierën mbrojtëse në Sarandë, raportohet vetëm për dëme materiale

26/06/2026 11:40

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.

Automjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin francez, Yacine Mechmache ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale mjetit te vet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk pati probleme.

Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ku nga kontrolli i testit të alkoolit doli se shtetasi francez nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Top Channel