Telashe për legjendën amerikane të skive, Bode Miller arrestohet për posedim droge Pas disa vitesh mungesë, Shqipëria mirëpret sërish Kampionatin Ballkanik të Pingpongut. Edicioni i 33-të i këtij aktiviteti po zhvillohet në Elbasan, nga datat 24 deri më 28 qershor, duke mbledhur 13 ekipe nga vendet e rajonit dhe një total prej 150 sportistësh e zyrtarësh.
Shqipëria paraqitet me delegacionin më të madh të kampionatit, me 22 sportistë, ndërsa ky është edicioni i parë në histori që zhvillohet me 13 skuadra pjesëmarrëse.
Organizatorët theksuan se rikthimi i kampionatit në Shqipëri është një tregues i besimit që institucionet sportive ballkanike kanë ndaj vendit tonë, si edhe një mundësi e mirë për promovimin e pingpongut dhe rritjen e nivelit të sportistëve shqiptarë.
“Çdo gjë është perfekte këtu dhe jam shumë i lumtur që pas 11 vitesh jemi sërish në Shqipëri. Janë 13 shtete dhe ky është maksimumi në histori, ndaj është një eveniment i veçantë. Kam një falënderim për gjithë këtë organizim që po bëhet në qytetin e Elbasanit dhe jam i bindur se çdo gjë do të shkojë mirë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ballkanike të Pingpongut, Miloard Trpkovski.
Në një atmosferë festive në Elbasan, garat kanë nisur me synimin për të shpallur kampionët e rinj të Ballkanit, por edhe për të forcuar lidhjet sportive mes vendeve pjesëmarrëse.
Top Channel