Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat

24/06/2026 12:22

Mars-Maj 2026, jo vetëm më shumë para për buxhetin, por manaxhim dhe shërbim më cilësor ndaj operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve. Mallrat e akcizës, me shtesë në zhdoganime

Dogana Shqiptare ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme performancën gjatë muajve të fundit, duke siguruar, jo vetëm të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit, por mbi të gjitha një manaxhim dhe shërbim më cilësor ndaj operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve.

Referuar të dhënave nga administrata doganore, të ardhurat në periudhën tremujore Mars-Maj 2026 jane realizuar në masën 62,1 miliardë lekë, duke reflektuar rreth 102 % të planit. Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2025 janë realizuar rreth 3 miliardë lekë më shumë ose 105,2%.

Vlen të theksohet se kjo rritje e të ardhurave është realizuar pavarësisht ndikimit jopozitiv të kursit të këmbimnit. Shkëmbimi i lekut me monedhat e huaja ka dhënë një ndikim tkurres te të ardhurave prej 1,8 miliard lekë, që është rekuperuar nga performanca shumë e mirë e administratës doganore. Pa këtë ndikim, realizimi i planit do të ishte 104,8%, ose rreth 4,8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025.

Karburanti është artikulli që është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga situata ndërkombëtare. Sipas ekspertëve të doganës, krahasimi që mund t’i bëhet kësaj situate është e njëjtë me atë të vitit 2022, që u ndikua nga lufta në Ukrainë. Madje këtë vit fenomeni është shumë më i fortë, duke qenë se Rusia furnizon rreth 9% të kërkesës totale botërore, ndërsa Ngushtica e Hormuzit furnizon rreth 20% të nevojave botërore në naftë.

Krahasuar me vitin 2022, në të njëjtën periudhë Mars-Maj, gjatë vitit 2026 janë zhdoganuar rreth 36,000 ton më shumë.

Karburanti mars-maj

Viti 2022               132,817

Viti 2026               168,749

Megjithatë të gjithë mallrat e akcizës kanë patur një performancë shumë të mirë në të ardhurat nga doganat, ku domethënëse janë të dhënat për zhdoganimet e cigareve gjatë periudhës mars-maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të shkuar.

Me tregues të ndjeshëm rritjeje është edhe kafeja, duke arritur në një shifrën më të lartë të importit gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me vitet e shkuara.

Rritja e të ardhurave është shoqëruar edhe më përmirësimin e shërbimit të administrates doganore ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve, duke ndikuar kryesisht në thjeshtimin e procedurave dhe uljen e kohës së përpunimit.

Top Channel