Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në një përrua në Pogradec, lëndohet drejtuesi
Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj, dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në ajër.
Sipas informacioneve paraprake, situata është përshkallëzuar pasi 35-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja. Fillimisht, ai ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, ndërsa më pas i ka vënë flakën mjetit.
Pas incidentit, 35-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
U konfliktua me punonjësit e një firme që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, i vuri zjarrin një automjeti dhe qëlloi me armë gjahu në ajër, duke kanosur punonjësit, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, 35-vjeçari.
Në fshatin Panaja, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në këtë fshat, pas një konflikti për motive të dobëta me punonjës të një subjekti privat që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, ka qëlluar në ajër me një armë gjahu dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti kamionçinë në pronësi të këtij subjekti.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar, shtetasin E. A. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Top Channel