Pogradec, “zhduket” plazhi publik/ Tkurret hapësira pa pagesë, vetëm 11 metër hapësirë për qytetarët

21/06/2026 12:30

Sezoni turistik në Pogradec po shoqërohet me shqetësime sa i përket menaxhimit të hapësirave në bregun e Liqenit të Ohrit.

Administratori i një biznesi në qytetin liqenor thotë se hapësira e mbetur e lirë për pushuesit pa pagesë është tkurrur në mënyrë drastike.  Dritan Hoxha, tregon se në një vijë liqenore prej rreth dy kilometrash, qytetarëve u janë lënë në dispozicion vetëm 11 metra plazh publik.

Nga ana e saj Drejtoria e Taksave në Bashkinë Pogradec ka bërë me dije se në hartën e plazheve të miratuara parashikohen 3 parcela publike dhe 3 parcela private, ndërsa nuk ka ndryshime në sipërfaqet e tyre krahasuar me vitin e kaluar.

Sa i përket lejeve për stacionet e plazhit, ato miratohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe nuk është Bashkia ajo që përcakton apo jep lejet për operatorët turistikë.

Top Channel