‘Kanibali’ u kthye. Marc Marquez triumfoi në Çmimin e Madh të Çekisë duke regjistruar fitoren e tretë sezonale dhe të dytën radhazi në Botërorin e MotoGP.

Në pistën e Brno, kampioni në fuqi i Botës arritit që 5 xhiro nga fundi i garës të parakalojë shokun e tij të skuadrës, Francesco Bagnaia dhe i pashqetësuar kaloi i pari vijën e finishit duke vendosur kështu kandidaturën e tij për fitoren e titullit botëror, kjo edhe falë mungesës së Marco Bezzecchit të skualifikuar.

Në vendin e dytë u rendit japonezi Ai Ogura, i nisur nga pole position dhe që arriti që të parakalojë edhe ky Bagnaian kur kishin mbetur 3 xhiro nga fundi. Vetë Bagnaia kishte probleme me gomat në çastet e fundit të garës me italianin që në fund u detyrua të kënaqej me vendin e tretë.

Klasifikimit vijon me Fabio Di Giannantonio në vendin e katërt në përfundim të kësaj gare i ndjekur në të pestin nga Joan Mir me Honda. Jorge Martin nuk përfitoi dot siç duhet nga mungesa e Bezzecchi dhe e mbylli garën në vendin e nëntë edhe për shkak të një penalizimi me një xhiro të gjatë. Përpara tij ishin Fermin Aldeguer në vendin e 6, Raul Fernandez në të 7 dhe Luca Marini në të 8, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë e plotësin Enea Bastianini.

Pas Çmimit të Madh të Çekisë, Marco Bezzechi është në krye me 180 pikë, i ndjekur nga Jorge Martin me 8 pikë më pak në vendin e dytë dhe Fabio Di Giannantonio në të tretin. Kampioni i botës, Marc Marquez me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 140 pikë të grumbulluara në total.

Top Channel