Skandali me tifozët dhe ankesa e pazakontë e Tuchel: Çfarë ndodhi në fitoren e Anglisë në Botëror!
Federata e Futbollit e South Korea ka vendosur të ndërpresë përkohësisht komunikimin me mediat për të mbrojtur kapitenin e kombëtares, Son Heung-min, pas komenteve dhe talljeve të bëra nga disa gazetarë vendas lidhur me shërbimin e tij ushtarak.
Sipas mediave ndërkombëtare, Son është bërë objekt kritikash për faktin se nuk ka kryer shërbimin e plotë ushtarak, i cili në Korenë e Jugut është i detyrueshëm për shumicën e meshkujve.
Megjithatë, sulmuesi i njohur përfitoi ligjërisht përjashtimin nga 21 muajt e shërbimit të detyrueshëm pas triumfit të kombëtares së Koresë së Jugut në Lojërat Aziatike të vitit 2018. Ai përmbushi detyrimet e kërkuara përmes një programi trajnimi shtesë me forcat e marinsave.
Pavarësisht kësaj, disa gazetarë vijuan ta ironizonin futbollistin, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Federatës së Futbollit.
Në një deklaratë zyrtare, Federata theksoi se respekton rolin e medias, por mbrojtja e sportistëve dhe ruajtja e besimit reciprok mbeten prioritete të panegociueshme.
Vendimi është parë si një shenjë e qartë mbështetjeje për Son Heung-min dhe si një mesazh i fortë kundër çdo sulmi që konsiderohet i papranueshëm ndaj lojtarëve të kombëtares.
Kapiteni i Koresë së Jugut është një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e vendit dhe një nga figurat më të rëndësishme të futbollit aziatik në arenën ndërkombëtare.
Top Channel