Rritja e eksporteve shqiptare ka vijuar por me ritme më të moderuara në muajin maj, duke bërë që një pjesë e mirë e kategorive mbështetës të ndikojnë negativisht në sector.
INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme bënë të ditur se eksportet në muajin maj arritën në 32.7 miliardë lekë me një rritje vjetore 2.8% por duke u ulur me 6,3 %, në krahasim me Prill 2026.
Sektori i tekstileve dhe këpucëve vazhdon të jetë pika më e dobët duke dhënë ndikimin më negativ në eksportet shqiptare. Një rënie me -4.3 pikë përqindje duke konfirmuar vështirësitë që po kalon industria fason.
Ndërsa pozitivisht në këtë sector ndikuan kryesisht ushqimet, pijet dhe duhani, si edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, duke kompensuar pjesërisht dobësinë e sektorëve tradicionalë.
Për ekspertët e sektorit euro ka rezultuar goditëse për ecurinë e aktivitetit të tyre duke bërë që bizneset të shkojnë drejt mbylljes apo shkurtimit të punonjësve.
Importet vijojnë rritjen e tyre duke u ngjitur në 80.9 miliardë lekë ose 4.1% më shumë se një vit më parë.
Të nxitura kryesisht nga blerjet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, si edhe nga ushqimet dhe produktet kimike.
Në një situatë kur importet rriten edhe eksportet thellojnë humbjet, si pasojë deficiti tregtar arriti në 48.2 miliardë lekë, me rritje prej 5.1% krahasuar me majin e vitit të kaluar.
Ndalur në gjeografinë tregtare ndër partnerët tregtarë, eksportet janë rritur më shumë drejt Kosovës dhe Greqisë, ndërsa kanë shënuar rënie drejt Italisë. Nga ana tjetër, importet janë zgjeruar ndjeshëm nga Italia dhe Kina.
Top Channel