Turistët sollën 1 miliard euro/ Rriten shpenzimet krahasuar me 2025, nuk mbeten pas as udhëtimet e shqiptarëve

15/06/2026 20:00

Turizmi shqiptar nisi me hov edhe në fillim të vitit 2026, duke sjellë më shumë të ardhura për ekonominë vendase.

Jo vetëm më shumë turistë, por edhe më shumë shpenzime në strukturat akomoduese shqiptare si dhe bizneset. Të dhënat e tremujorit të parë nga Banka e Shqipërisë tregojnë se turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri mbi 1 miliard e 4 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shpenzimet arritën në 874 milionë euro, në ekonomi kanë hyrë rreth 130 milionë euro më shumë ose 14.8 për qind më tepër. (GRAFIK)

Shifrat tregojnë se çdo ditë të huajt kanë shpenzuar mesatarisht mbi 11.2 milionë euro në vendin tonë. Ndërkohë, rreth 1.67 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, duke konfirmuar trendin në rritje të turizmit.

Por mbetet për t’u parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë, teksa turoperatorët shfaqin shqetësime për numrin e turistëve si pasojë e protestave të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit. Shpenzimet e tyre arritën në 579 milionë euro, rreth 11 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Në një bilanc neto të turizmit vërehet një shtesë pozitive prej 363 milionë euro, duke vënë në dukje se Shqipëria ka përfituar shumë më tepër nga vizitorët e huaj sesa kanë shpenzuar shqiptarët jashtë vendit.

Top Channel