LIVE/ Dita e 15-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para sheshit Skëndërbej, pritet ‘stacionimi’ para Kryeministrisë
Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Barcelonës. Piloti britanik ka arritur fitoren e parë me Ferrarin që kur ai u bë pjesë e ekipit italian një vit e gjysmë më parë.
Strategjia e “kokëkuqes” dhe 7-herë kampionit të Botës funksionoi në mënyrë perfekte, duke lënë pas bashkëkombësin e Mercedes, George Russell.
Një vëmendje të madhe e mori kryesuesi i kampionatit, Kimi Antonelli, i cili pasi parakaloi Russell, makina e tij e la në baltë, duke mbetur pa pikë nga kjo garë.
Në podium u ngjit Lando Norris, ndërsa pas tij erdhën Verstappen, Piastri dhe Hadjar.
Ndërkohë, Charles Leclerc u detyrua të braktiste gjithashtu garën për shkak të disa problemeve me makinën e tij.
Kështu, Antonelli vijon të jetë në vendin e parë të renditjes me 156 pikë, ndërsa ndiqet nga Hamilton me 115. Vendi i tretë mbahet nga George Russell me 106 pikë.
Gara e radhës do të jetë ajo e Austrisë pas dy javësh dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në DigitAlb.
Top Channel