“Mbaj mend britmën e fundit të mamasë”, Cancelo rrëfen momentet e vështira: U përpoqa ta ngrija makinën, por ishte e pamundur
Më pak se një javë pasi u konfirmua zyrtarisht largimi i tij nga Real Madridi, Álvaro Arbeloa duket shumë pranë emërimit si trajner i ri i Fulhamit. Sipas raportimeve nga Spanja, negociatat mes palëve janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.
Nëse transferimi realizohet, do të kompletohej një zinxhir interesant lëvizjesh në pankina. Marco Silva do të largohej nga Fulhami për te Benfica, José Mourinho nga Benfica do të merrte drejtimin e Real Madridit, ndërsa Arbeloa do të kalonte nga madrilenët te klubi londinez.
Benfica konfirmoi pak ditë më parë emërimin e Marco Silvës, menjëherë pasi Real Madridi aktivizoi klauzolën e largimit prej 15 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Mourinhos.
Nga ana tjetër, Fulhami kishte shqyrtuar fillimisht mundësinë e emërimit të Abel Ferreira-s, por trajneri portugez vendosi të vazhdojë aventurën e tij te Palmeiras. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit anglez të fokusohen te Arbeloa, i cili njeh mirë futbollin anglez nga koha kur ishte futbollist dhe veshi fanellat e Liverpoolit dhe Ëest Hamit.
Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit pas largimit të papritur të Xabi Alonsos në janar. Periudha e tij në pankinën e “Santiago Bernabéu” u karakterizua nga një sezon pa trofe dhe probleme të vazhdueshme në dhomat e zhveshjes.
Në 28 ndeshje si trajner i ekipit të parë, ish-mbrojtësi spanjoll regjistroi 18 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje.
Nëse emërimi zyrtarizohet, Fulhami mund të përfaqësojë sfidën e parë të madhe të Arbeloas si trajner në elitën e futbollit europian, pas eksperiencës së tij me ekipet e moshave të Real Madridit dhe periudhës së shkurtër në krye të skuadrës së parë. Klubi londinez e mbylli sezonin e fundit të Premier League në vendin e 11-të.
Top Channel