E pabesueshme ajo që ndodh në Texas, ylli i basketbollit amerikan James Harden u arrestua në Houston me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas akteve të gjykatës së kontesë Harris, Harden u ndalua rreth orës 03:41 kur u vu re një pistoletë në sediljen e makinës së tij.

Sipas dokumentave, arma nuk ishte në këllëf dhe ishte në vend të dukshëm. Ndërsa në orën 04:57 të mëngjesit ish basketbollisti i Rockets u arrestua për t’u liruar me kusht pas pagimit të garancisë prej 100 mijë dollarësh. 

Në 22 qershor, James Harden do të duhet të paraqitet në gjykatë; mes kushteve që i vendosi Harden ishte ndalimi i mbajtjes së armëve të zjarrit e municioneve, të mos përdorë alkool apo lëndë narkotike dhe të ketë mundësinë t’iu nënshtrohet testeve antidrogë.

Përfaqësuesit e Harden nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Drejtuesit e Cavaliers po mblidhnin informacione përpara se të bënin një deklarate zyrtare. Në fund të muajit, James Harden mund të jetë basketbollist i lirë. Ai ka opsionin e lojtarit prej 42 milionë dollarësh për të ushtruar deri në 29 qershor, por vetëm 13.3 milionë janë të garantuara. Pritej që Harden të ushtronte opsionin e zgjidhjes së kontratës dhe të nënshkruante rinovimin tjetër shumëvjeçar për të qëndruar te Clevelan. Harden do të festojë 37 vjetorin në gusht, ka regjistruar një mesatare prej 19.2 pikësh, 5.5 asist duke kontribuuar në arritjen e Cleveland në finalen e Konferencës së Lindjes.

Top Channel