Zyrtare/ Elbasani kthen Rubin Hebajn në Kategorinë Superiore
Tirana ka arritur të mbyllë një nga lëvizjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje vere.
Redon Xhixha do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhebluve, pas thashethemeve të shumta në lidhje me largimin e tij të mundshëm te Shkëndija.
Xhixha ishte një faktor tejet i rëndësishëm në misionin për ta shpëtuar Tiranën nga rënia, teksa në fund të sezonit i përfundoi kontrata.
Pas negociatave, Xhixha ka zgjedhur sërish me zemër. Sulmuesi nga Laçi e ka treguar prej kohësh se fanella bardheblu është ajo që i jep më shumë ndjesi.
Synimi i Tiranës në sezonin e ri do të jetë pjesa e sipërme e tabelës në një moment kur konkurrenca është tejet e madhe dhe disa klube po investojnë shuma të mëdha.
Xhixha pritet të jetë në qendër të projektit të ri, teksa puna përpara duhet e madhe, pasi klubi ende nuk ka vendosur për një trajner të ri pas largimit të Orges Shehit.
Top Channel