“Krimi i organizuar po bëhet ndërkombëtar, prioritet goditja e pasurive”, kreu i SPAK raporton te “Ligjet”: Po forcojmë hetimet financiare Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë 14 shtetas shqiptarë të konsideruar si xhihadistë, të cilët u rekrutuan dhe iu bashkuan dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra përmbi një dekadë më parë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në mungesë të të pandehurve, disa prej të cilëve janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve në Siri pas pohimit të bashkëshorteve të tyre të riatdhesuara, gjyqtarja Irena Gjoka i dënoi të kërkuarit e SPAK për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë terroriste dhe veprime luftarake në një shtet të huaj.
Në total, xhihadistët u dënuan me 112 vite burgim, pothuajse një dënim i ngjashëm me atë të pak viteve më parë, i dhënë edhe për imamët dhe financuesit që i rekrutuan.
Autoritetet deklarojnë se disa nga të dyshuarit janë në burgje, kurse për të tjerët ka informacione se janë vrarë e megjithatë, për shtetin shqiptar, derisa të kryhet shpallja të vdekur, ata mbajnë përgjegjësi.
Shyqyri Kaca u dënua me dhjetë vjet burg, i njëjti dënim iu dha edhe të vëllait, Saimir Kaca. Ndërkohë që djali i dytë i tij, Enes Kaca, u dënua me 5 vjet burgim.
Fatbardh Taushani, Ditar Bala, Erdet Korro dhe Ledio Mehmeti u dënuan me nga 8 vjet burgim.
Bajram Sulaj, Arbër Stefhasani dhe Elton Zani me nga 9 vjet burgim.
Gjykata dënoi edhe Ujsed Stefhasanin, i cili ishte dhjetë vjeç kur u largua nga vendi i tij dhe u angazhua në luftime nga prindërit. Ai përfitoi nga mosha e mitur duke u dënuar me katër vite burgim.
Aktualisht, disa gra të riatdhesuara, të dënuara nga e njëjta gjykatë me kusht, i janë drejtuar gjykatës civile dhe kërkojnë regjistrimin e fëmijëve që kanë lindur në Siri, si dhe shpalljen të vdekur të bashkëshortëve.
Vendimet:
Për Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 nëntë vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 dhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me pesë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me dy vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 5 vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Taushani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ali Balliu për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 7 shtate vjet burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Nertil Hysenllari për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledio Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdet Korro për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tetë vjet burgim.
Top Channel