Uniformë e përgjakur/ Inside Story zbardh dosjen e autorit që vrau efektivin Enea Mekolli

10/06/2026 12:11

Enea Mekolli është ylli më i ri në murin e kujtesës së dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Efektivi 34-vjeçar u vra gjatë aksionit për arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Violand Braçellari, i cili hapi zjarr ndaj uniformave blu. I plagosur mbeti edhe efektivi Edison Adri.

Në episodin e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar mbi ngjarjen, dinamikën, planin operacional dhe dëshmitë e plota mbi ngjarjen.

Dokumentari sjell aktivitetin kriminal të autorit të krimit, korruptimin e njerëzve me uniformë dhe sistemit të drejtësisë që e la të lirë për të vijuar veprimtarinë.

Përgjime ekskluzive që zbulojnë se si Braçellari vijonte aktivitetin e kultivimit të kanabisit në zonë, kërcënonte dhe dhunonte rëndë bashkëfshatarët. Materiale që nxjerrin zbuluar forcën e tij mbi autoritetet lokale dhe neglizhencën shtetërore…

A kishte menduar Braçellari edhe më herët për vrasje të njerëzve me uniformë…?! Dokumente ekskluzive që zbulojnë informacione tronditëse…

 

Top Channel