Marrëveshja me SHBA-në më pranë, negociatorët e Katarit udhëtojnë drejt Teheranit për të kapërcyer problematikat
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke e akuzuar atë për shtypje të kundërshtarëve politikë dhe mbështetje të organizatës palestineze Hamas.
Në një deklaratë publike, Netanyahu e cilësoi Erdoganin si “personin e fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”.
“Diktatori antisemit Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”, deklaroi kryeministri izraelit.
Netanyahu theksoi gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë veprimet kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.
“Shteti i Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtria më morale në botë, do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri kundër Iranit dhe aleatëve të tij, të cilët kërcënojnë Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën”, u shpreh ai.
Deklaratat e Netanyahut vijnë në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas shkëmbimeve të forta verbale mes udhëheqësve izraelitë dhe turq lidhur me konfliktet rajonale dhe situatën në Gaza.
Top Channel