Bota e basketbollit në zi, ndahet nga jeta tre-herë kampioni i NBA me Chicago Bulls
Kombëtarja Shqiptare e Çiklizmit Rrugor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Ferizaj të Kosovës (5–7 Qershor 2026).
Çiklistët tanë kanë dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha, duke u kthyer në shtëpi me dy medalje historike.
Ylli i këtij kampionati ishte Valentino Kamberaj, i cili pas një gare të jashtëzakonshme u shpall Kampion Ballkanoi në kategorinë Elite, duke rrëmbyer medaljen e artë dhe duke ngritur flamurin kuqezi në majën e podiumit.

Suksesi nuk u ndal me aq. Në kategorinë U19 (Junior), talenti Leonardo Musta bëri një paraqitje dinjitoze duke fituar medaljen e argjendtë pas një lufte të fortë sportive.
🔴⚫ Kombëtarja Elite:
• Gabriele De Fabritis
• Bekim Tafili
• Valentino Kamberaj
• Leo Piku
• Olsian Veliaj
• Alesio Kola
🔴⚫ Kombëtarja U19:
• Leonardo Musta
• Domenik Jaku
• Gabriel Gashi
• Markelian Bedulla
🔴⚫ Kombëtarja U17:
• Nedion Demiri
• Muhamed Lemeti
• Luis Margjoni
• Nikolas Persiani
Triumf i Punës në Skuadër: Ky rezultat historik erdhi falë një strategjie perfekte dhe sakrificës së të gjithë djemve të ekipit (G. De Fabritis, B. Tafili, L. Piku, O. Veliaj, A. Kola) si dhe lidershipit të trajnerëve Mejdin Malhani e Luan Sallaku. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka përgëzuar të gjithë sportistët dhe stafin për këtë përfaqësim dinjitoz që lartëson emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Top Channel