“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile 28/06 14:36
Trajneri shqiptar Besnik Hasi është shumë pranë një angazhimi të ri në karrierën e tij, këtë herë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas asaj që mëson Top Channel, Hasi pritet të firmosë me klubin Kalba FC, ku është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e skuadrës.
Mësohet se marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit dhe pritet të jetë e vlefshme për dy vite, duke e rikthyer trajnerin shqiptar në një aventurë të re jashtë Europës.
Kalba synon të forcojë projektin sportiv me përvojën e Hasit, i cili më herët ka drejtuar disa skuadra në kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Top Channel