Edhe Armand Duplantis është njerëzor, pas 3 vitesh suedezi humbet në…Stockholm
07/06/2026 20:01
Edhe Armand Duplantis është njerëzor dhe mund të humbasë.
Suedezi rekodmeni botëror i kërcimit me shkop në atletikë, pas 3 vitesh i pathyeshëm, humbet në ndalesën e radhës së Diamond League që u zhvillua pikërisht në vendin e tij në Stockholm.
Armand Duplantis, që kishte kaluar lartësinë 5.80 m dhe kishte hequr dorë nga lartësia 5.90 m, gaboi në dy tentativa për lartësinë 6 m, ndërsa gabimi përfundimtar erdhi në lartësinë 6.05 m.
Dhe në fund gara e kërcimit me shkop në ndalesën e radhës së Diamond League u fitua nga atleti australian Kurtis Marshall i cili arriti të kapërceje lartësinë prej 5 m e 90 cm
Top Channel