Të rinjtë në Prishtinë krah studentëve shqiptarë në RMV, protestë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut për gjuhën shqipe

05/06/2026 14:25

Në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot u protestua në Prishtinë.

“Gjuha Shqipe zyrtare” e “Kosova është me ju”, ishin thirrjet e studentëve të universitetit të Prishtinës para ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Studentët e Prishtinës edhe një herë dhanë mbështetjen e tyre për protestat e studentëve shqiptarë përmes së cilave kërkohet që gjuha shqipe të jetë zyrtare për provimin e jurisprudencës.

Në protestën në Prishtinë u bashkuan edhe disa studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim mbi të drejtën e tyre të garantuar me ligj.

Top Channel