Tre kampionë boksi në botë që ngritën flamurin shqiptar! Hadribeaj & Vela: Kemi derdhur gjak
Pushimet në Itali të LeBron James kanë shkaktuar jo pak polemika. Faji është i versionit golfist të 41 vjeçarit që vendosi të luajë golf në jahtin e tij përpara Faraglioni të Capri. Një prej vendeve më sugjestive në botë dhe që duhet mbrojtur në aspektin ambiental.
Për shumë veta në fakt, sjellja e yllit amerikan të basketbollit nuk ishte aspak respektuese dhe kishte nga ata që pyetën se ku përfunduan topat e golfit. ‘Po tani i mbledh ai topat në fundin e detit?’-lexohej ndër të tjerat në komentet në rrjetet sociale
Për atë që ndodhi u shpreh edhe Mariateresa Imparato, presidente e Legambiente Campania.
‘Me siguri një kampion ndërkombëtar që luan golf përpara Faraglioni do të mahnisë apo do të bëjë shumë që të buzëqeshin, por na bën që të reflektojmë ne që prej vitesh kërkojmë që në Capri të krijohet një Zonë Detare e Mbrojtur, sepse një vend kaq i brishte nuk mund të jetë pa rregulla dhe ku gjithçka bëhet e mundur-tha ajo-Këtë radhë kampion, nuk bëre kosh dhe me simpati të bëjmë një apel dhe të ftojmë; Capri është shumë i bukur dhe na ndihmo që ta mbrojmë me të vërtetë këtë pasuri unike, me një apel më shumë për të mbështetur krijimin e Zonës Detare të Mbrojtur’.
Top Channel