Në një bisedë pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, djemtë që kanë bërë krenarë gjithë Shqipërinë më fitoret e tyre, rrëfyen emocionet e një momenti të rrallë në histori në sportin e boksit.

Me 11 të qepura dhe një fitore të hekurt, Ermal Hadribeaj tregoi se përballja me kundërshtarin francez ishte shumë e fortë, por që kjo fitore I dha tashmë mundësinë të jetë pretendenti kryesor për të sfiduar kampionin e botës në fuqi.

Luis Vela është renditur si i pari shqiptar në moshën 19-vjecare që ka fituar dhe mbrotjur titullin ËBC International, duke bërë që të fitojë në ndeshjen e fundit më 23 maj përballë kundërshtarit gjerman në 8 raunde të vështira.

Edhe Muhamet Qamili rrëfeu se pas një periudhe 4 mujore stërvitore, arriti të fitojë në Gjermani përballë kudnërshtarit venezuelian, i cili ishte një kundërshtar i fortë.

Djemtë nuk e fshehën krenarinë e të pasurit në krahë një koleg sportist si Hadribeaj, i cili është shqiptari i parë boksier në këto nivele i njohur në të gjithë botën për suksesin kolosal.

Top Channel