“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je i vetmi ministër Bujqësie që… Deputeti demokrat, Klevis Balliu u përplas gjatë seancës së sotme plenare me zv.kryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
Teksa Balliu mbante fjalimin e tij zv.kryetarja Spahiu, e cila po drejtonte Spahiu i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se duhet të flasë për çështjen për të cilën po diskutohet.
Në atë moment demokrati ‘shpërtheu’ duke i thënë: “O Klodi ku je ti ktu mo, kush je ti që ndërpret fjalën e deputetit mo, rri mo aty, pusho!”
Pjesë nga debati:
Spahiu: Zoti Balliu më fal që iu ndërpres, por po flasim për nënproduktet me origjinë shtazore, ke 5 minutshin, mund të flasësh në 5 minutsh
Balliu: Zonjë mos më ndërprit fjalën, të lutem. Prandaj i’ua kërkova në fillim, ju nuk ma dhatë, tani më lejoni ta mbaroj se aty te shtazoret do dal. Mos ma ndërprit fjalën të lutem, nuk i ndërpritet fjala deputetit
Spahiu: Jo, të lutem, zoti Balliu, ju do ktheheni në temat që po diskutojmë se kjo s’ka kuptim tani
Balliu: Zonjë nuk është tagri juaj, kështu që fjalën mos ma ndërpritni
Spahiu: Që ju të flisni çfarë të doni?
Balliu: Po, çfarë të dua unë flas, do dal te shtazorja kur të kem qejf unë të dal, te shtazorja unë dal kur të kem qejf, tani mua më lër të mbaroj fjalën dhe mos më ndërprit
Spahiu: Këtë fjalë që ju doni të mbani, mund ta mbani në kohën 5 minutëshe
Balliu: Zonjë të lutem, mua mos ma ndërprit më fjalën se është hera e dytë
Spahiu: Unë po iu kërkoj që t’i përmbahemi rregullores
Balliu: Rregullores përbbajuni ju, ma gjeni ju mua ku është në rregullore që ma ndërpret ti fjalën muan dhe do të jap të drejtë. Ku e ke te drejtën ti, më thuaj nenin që ma ndërpret fjalën mua
Spahiu: Rregullorja e ka të shkruar që iu ndërpritet fjala, kur nuk i përmbaheni nenit të ditës
Balliu: Un po mbaj fjalën për zonën time, se po vdesin njerëzit sepse doni të hiqni ju mbikalimet, që të fusni lekët në xhep dhe ti po më ndërpret fjalën. Ma gjej në rregullore ku thotë që ti ke të drejtë për të më ndërprerë fjalën.
Spahiu: Zoti Balliu, i’ua lexoj un rregullin patjetër, tani, ju lutem do vazhdoni të flisni për nënproduktet shtazore
Balliu: Unë flas për çfarë të dua unë mo, jo çfarë do ti, ç’punë ke ti?
Spahiu: Po si mo s’kam punë unë
Balliu: Ore më lër të mbaj fjalën, s’ke asnjë punë çfarë flas unë
Spahiu: Zoti Balliu, e keni shumë gabim, nëse nuk doni të flisni për këto, uluni dhe do flisni në 5 minutsh
Balliu: O Zonjë po nuk ma cakton ti mua mo, o Klodi ku je ti ktu mo, kush je ti që ndërpret fjalën e deputetit mo, rri mo aty, pusho, më le të mbaroj fjalën.
Top Channel