E pabesueshme por e vërtetë, legjenda braziliane Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh!
Cristian Chivu dhe Interi do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera.
Sipas raportimeve nga Italia, palët kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së trajnerit deri në vitin 2028.
Marrëveshja e re parashikon edhe një rritje të ndjeshme të pagës për teknikun rumun, i cili pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon. Mbeten për t’u finalizuar vetëm procedurat formale, ndërsa nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhen së shpejti.
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, mund ta zyrtarizojë marrëveshjen gjatë Festivalit të Serie A, ku pritet të marrë pjesë në ditët në vijim.
Chivu ka fituar besimin e plotë të drejtuesve zikaltër pas një sezoni të shkëlqyer debutues në krye të skuadrës, ku arriti të fitojë Serie A dhe Coppa Italia.
Trajneri rumun zhvilloi këtë të enjte një takim me drejtuesit e klubit në selinë e Interit, ku përveç detajeve të rinovimit, u diskutuan edhe planet për merkaton e ardhshme dhe përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se rinovimi nuk ka qenë asnjëherë në dyshim, pasi palët kishin kohë që kishin shprehur vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin. Takimi i fundit ka shërbyer kryesisht për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës së re.
Top Channel