Real Madrid/ Haaland-Figo, manovra sa të ngjashme aq edhe të ndryshme
Klubi portugez Benfica ka konfirmuar se Real Madrid do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e trajnerit José Mourinho.
Sipas konfirmimit zyrtar, marrëveshja është e kushtëzuar nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në klubin madrilen. Nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet, José Mourinho do të emërohet trajneri i ri i Real Madridit.
Lajmi ka shkaktuar jehonë të madhe në botën e futbollit, pasi do të shënonte rikthimin e teknikut portugez në stolin e “Los Blancos”, klub që ai e drejtoi edhe në periudhën 2010-2013.
Mourinho konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern, ndërsa rikthimi i tij në Madrid do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së trajnerëve.
Benfica ka bërë të ditur se klauzola e largimit të Mourinhos drejt Real Madridit është 15 milionë euro, ndërsa vendimi final do të varet nga rezultati i zgjedhjeve në klubin spanjoll.
Top Channel