Tenis, Serena Williams kthehet në fushë në moshën 44 vjeçare, do të marrë pjesë në turneun e Queen’s në lojën dyshe

01/06/2026 20:20

Pas muajsh të tërë zërash spekulativë, vjen edhe lajmi zyrtar, Serena Williams kthehet në fushën lojës. Kampiona amerikane, tashmë 44 vjeç është regjistruar në turneun HSBC Championships ku do të marrë pjesë në turneun e lojës dyshe që do të luhet në fushat me bar të Queen’s Club. Bëhet fjalë për turneun tradicional që i paraprin Wimbledonit.

Ndeshja e fundit që fituesja e 23 titujve Grand Slam ka luajtur në turnetë ëTA ka qenë në 2022 në US Open kur humbi ndaj australianes Ajla Tomljanovic. Turneu HSBC Championships do të nisë në 6 qershor me ndeshjet kualifikueseve të turneun e vajzave, ndërsa në 8 qershor do të nisë turneu zyrtar. Serena Williams do të luajë në lojën dyshe me tenisten kanadeze 19 vjeçare  Victoria Mboko në një binom që ndërthur eksperiencën me brezin e ri. Me këtë rikthim, Serena Williams synon edhe të testojë gjendjen e saj në kuadër të një pjesëmarrje të mundshme në Wimbledon, turneu që ka fituar më shpesh në karrierën e saj

‘Serena është një prej sportisteve më të mëdha të të gjitha kohërave, më një trashëgimi që shkon përtej fushës së tenisit-tha Valerie Camillo, presidente e WTA-rikthimi iu saj është shprehja e pasionit të saj për kompeticionin dhe mezi pres ta shoh të përballet me një brez të ri lojtaresh të një niveli të lartë. Serena nuk është vetëm një kampione e madhe. Është një sipërmarrëse e suksesshme, një mbështetëse e flaktë e kauzave që kanë rëndësi dhe një prej grave më ikonike në botë. Jemi entuziastë që t’i japim mirëseardhjen në cirkuitin në WTA në këtë moment kaq emocionues për tenisin e vajzave’.

Top Channel