Monedha europiane mbylli muajin maj në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke konfirmuar një trend që prej disa vitesh po ndryshon ekuilibrat në tregun valutor shqiptar.
Teksa Shqipëria po i afrohet kulmit të sezonit turistik, euroja vijon të humbasë terren duke u këmbyer në nivelin më të ulët prej 95.48 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit. 3 lekë më pak se maj 2025.
Janë paratë që turistët shpenzojnë në hotele, restorante, bare dhe shërbime të tjera si dhe informaliteti sipas ekspertëve që po rrisin ofertën e kësaj monedhe në ekonomi.
“Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në euro e euros duke nisur nga remitancat si dhe flukset turistike që siç e shohim po shtohen sidomos me ardhjen e verës. Nuk presim një rënie të turizmit këtë vit kështu që prezenca e euros do të jetë e lartë në treg. Por jo vetëm kaq paraja informale po dëmton ndjeshëm tregun valutor”, u shpreh eksperti Igli Tola.
Paralelisht me dobësimin e euros, rezervat valutore të Shqipërisë kanë arritur një rekord të ri prej mbi 7.5 miliardë euro, një rritje prej 844 mln eurosh.
Ekspertë të ekonomisë analziojnë ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të zbutur luhatjet në treg dhe për të forcuar rezervat strategjike të vendit.
“Është kjo metodë që Banka Qendrore përdor për të ruajtur ekuilibrat në treg”.
Me qëllim e rritjes së rezervës valutore Banka e Shqipërisë pritet të tërheq nga tregu 330-450 milionë euro.
Me sezonin veror që ende nuk ka arritur pikun e tij, ekspertët parashikojnë një presion të shtuar mbi euron edhe në muajt e ardhshëm. Kjo e bën verën një faktor kyç për ecurinë e kursit të këmbimit dhe të ekonomisë shqiptare në tërësi.
Top Channel