Sulm me thikë në një stacion hekurudhor në Zvicër, tre persona të plagosur/ Dëshmitarët: Autori bërtiti Allahu Akbar

28/05/2026 17:11

Një person është arrestuar pasi tre persona mbetën të plagosur nga një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Winterthurit në Zvicër, kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit në stacionin e trenit në Winterthur, në veriperëndim të Cyrihut.

Të plagosurit, shtetas zviceranë të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

I dyshuari, një shtetas zviceran 31-vjeçar, u arrestua në vendngjarje.

Policia konfirmoi se ai përdori një armë me teh gjatë sulmit, ndërsa motivi mbetet ende nën hetim.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se autori dyshohet të ketë bërtitur “Allahu Akbar” para se të sulmonte kalimtarët në nënkalimin e stacionit.

Një dëshmitar tjetër deklaroi se sulmuesi po lëvizte nëpër zonë duke goditur njerëzit me thikë.

 

Top Channel