I kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg regjisorin Petri Bozdo pas aksidentit me pasojë vdekjen e një fëmije 7 vjeç ndodhur në aksi rrugor Elbasan-Librazhd mëngjesin e së hënës.
Siç raporton korrespondetnja Bruna Kërcyku, trupi gjykues mori parasysh kërkesën e prokurorit për masën “arrest me burg” për veprën penale aksident me pasojë vdekjen.
Algit Samurri 7 vjeç u përplas për vdekje nga mjeti nën që drejtohej nga regjisori Petri Bozdo mëngjesin e së hënës fare pranë shkollës së tij në fshatin Mengël të Elbasanit.
Dëshmitarët thanë se fëmija i shpëtoi vëmendjes së të ëmës dhe doli në rrugë ndërsa u përplas për vdekje.
Në seancës gjyqësore Petri Bozdo nuk ka folur, teksa argumentet janë paraqitur nga avokatët.
Ndërsa në dëshminë e parë në polici ai deklaroi se nuk lëvizte me shpejtësi pasi sapo kishte kaluar kufizuesin e shpejtësisë para shkollës. Më tej kishte përshëndetur punonjësin e policisë që ndodhej aty dhe pakë tutje “godas dicka” mësohet të ketë thënë Bozdo. E kam parë që ishte fëmijë kur kam dalë nga makina.
Rruga nacionale Elbasan Librazhd kalon në mes në të zonave të banuara dhe ngjarje të tilla të rënda janë shënuar jo rrallë.
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Mengël është vetëm 5 metër nga aksi nacional dhe e gjithë lëvizja e fëmijëve të kësaj zone ndodh pikërisht në këtë rrugë me rrezikshmëri të lartë.
Top Channel