Kampionë pa mbështetje/ Mundësit e rinj të Kukësit fitojnë medalje ari, por prej vitesh stërviten pa financime
Jannik Sinner është eliminuar në mënyrë surprizë nga “Roland Garros 2026”, pas një ndeshjeje dramatike ndaj argjentinasit Juan Manuel Cerundolo, i cili përmbysi gjithçka dhe fitoi në pesë sete.
Numri 1 i botës kishte krijuar një avantazh të madh, duke kryesuar 6-3, 6-2 dhe 5-1 në setin e tretë, por më pas hasi probleme fizike, përfshirë shqetësime në stomak dhe lodhje të dukshme. Ai u detyrua të largohej përkohësisht për kontroll mjekësor dhe matje tensioni, por pas rikthimit në fushë nuk arriti të ruajë ritmin.
Cerundolo përfitoi nga rënia e italianit dhe përmbysi setin e tretë 7-5, përpara se të dominonte të katërtin 6-1 dhe të mbyllte ndeshjen në setin e pestë, pas 3 orë e 31 minutash lojë.
Me këtë humbje, Sinner humb edhe mundësinë për të mbrojtur finalen e vitit të kaluar dhe 1,300 pikët në renditjen ATP, duke ndryshuar ndjeshëm balancat në turne. Në mungesë të tij, favoritë kryesorë mbeten Alexander Zverev dhe Novak Djokovic.
Sinner ndërpret gjithashtu serinë e tij prej 30 fitoresh radhazi dhe pritet të rikthehet në fushë në Wimbledon, ku do të mbrojë titullin e fituar në vitin 2025. Ndërkohë, Cerúndolo kalon në raundin tjetër të turneut.
Top Channel