Fitojnë studentët shqiptarë? RMV po përgatit draftin që provimi i jurisprudencës të kryhet në gjuhën shqipe Sigurimi i vijës kufitare, mbrojtja e sovranitetit dhe luftimi i kontrabandës do të jenë detyrat e xhandarmërisë, si strukturë e re e sigurisë.
Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se themelimi i një njësie të tillë vjen për shkak të evoluimit të gjendjes së sigurisë në botë por edhe rajon.
“Me qëllim të adresimit të këtyre sifidave dhe përballjes me këto themelimi i xhandarmërisë si strukture e re dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës e cila do të plotësoj boshllëkun mes Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës. Xhandarmëria do të ketë një mandat të qartë, sigurimin e vijës kufitare, tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përshirë ato me karakter paraushtarak. Parandalimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare si me mallra dhe me emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë do të bëhet me miratimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e 11-të e cila do të dal pas zgjedhjeve të parakoshshme të 7 qershorit”, u shpreh Kurti.
Grupi punues i ngritur javë më parë, sipas ministrit në detyrë të punëve të brendshme, Xhelal Sveçlës, po analizon kornizën ligjore, mbi bazën e së cilës pritet të themelohet xhandarmëria si agjenci.
Sveçla ka shtuar se në këtë grup punues janë përfshirë edhe institucionet e tjera vendore, por jo edhe ato ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë, Albin Kurti shtoi se themelimi i xhandarmërisë do të bëhet me ligj të veçantë i cili do të duhet të marrë edhe aprovimin e Kuvendit të Kosovës. Krerët e institucioneve thanë se modeli i xhandarmërisë së Kosovës do të ndërtohet sipas sistemit tonë kushtetues, specifikave dhe rrethanave, porse janë duke u analizuar modelet evropiane të kësaj strukture.
Top Channel