Festa nën hijen e luftës, 1.5 milionë besimtarë ndodhen në Mekë për ceremonitë e Kurban Bajramit

27/05/2026 12:34

Myslimanët kanë nisur pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, në një kohë kur rajoni vazhdon të jetë i tronditur nga lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Autoritetet saudite njoftuan më herët se rreth 1.51 milionë pelegrinë kanë mbërritur tashmë nga jashtë mbretërisë. Kjo shifër është edhe më e lartë se vitin e kaluar, pavarësisht shqetësimeve për një rindezje të konfliktit tashmë tre mujor, me SHBA-në që kërcënon me një ofensivë të ashpër ushtarake nëse Republika Islamike nuk bindet të lëshoje për për programin e saj bërthamor e të hapë Ngushticën e Hormuzit.

Para se të hynte në fuqi një armëpushim i brishtë muajin e kaluar, Irani ndërmori valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve fqinje të Gjirit, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite. Ndërkohë, vetëm javën e kaluar Ministria saudite e Mbrojtjes publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin bateri të mbrojtjes anti-ajrore në periferi të qytetit të shenjtë të Mekës.

Në postim thuhej se “forcat ajrore ishin në gatishmëri për mbrojtjen e vendeve të shenjta, duke garantuar sigurinë dhe qetësinë e pelegrinëve”. Disa prej tyre përcollën shpresën se SHBA-ja dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje. Të tjerë u shprehën mirënjohës që arritën të udhëtonin drejt Arabisë Saudite pas muajsh pasigurie, ndërprerjesh të trafikut ajror dhe rritjes së kostove të udhëtimit.

 “Lufta në Iran ka ndikuar në gjithë botën. Askush nuk dëshiron luftëra apo dëme të mëdha për vendet dhe popujt”, tha Pelegrin.

“Kam dashur ta kryej pelegrinazhin gjatë gjithë jetës sime. Kam 40 apo 50 vjet që e mendoj. Këtë vit, ëndrra ime u bë realitet”, tha ai.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zhvillohet në muajin e 12-të të kalendarit hënor islamik. Ky është pelegrinazhi që çdo mysliman i rritur duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi financiare dhe është i aftë fizikisht.

Pelegrinët u përballën gjithashtu me temperatura prej 45 gradë Celsius në ditën e parë të Haxhit të këtij viti, kur u drejtuan për në Xhaminë e Madhe të Mekës dhe ecën shtatë herë rreth Qabes. Më pas ata udhëtuan drejt Mina, rreth 5 kilometra larg, ku kaluan natën në çadra para nidjes drejt Malit Arafat, ku besohet se Profeti Muhamedi mbajti predikimin e tij të fundit. Dita e kaluar në lutje atje konsiderohet kulmi i Haxhit.

Top Channel