Kampionë pa mbështetje/ Mundësit e rinj të Kukësit fitojnë medalje ari, por prej vitesh stërviten pa financime

26/05/2026 09:33

Në arenën e Kampionatit Kombëtar të Mundjes, të rinjtë e Kukësit rikthyen edhe një herë suksesin, duke fituar dy medalje të vendeve të para. Por pas rezultateve pozitive, fshihet një tjetër realitet… mungesa e mbështetjes financiare.

Ky ekip vijon të mbijetojë vetëm falë kontributeve personale dhe sakrificave të familjarëve, ndërsa institucionet vendore mungojnë prej vitesh.

Mes sportistëve që po ngre emrin e Kukësit në arenën kombëtare është edhe Ormir Kastrati. Tetë herë kampion, me tetë medalje të arta, por i shpërblyer vetëm një herë.

Shqetësimin e ngre edhe trajneri Ali Cenaj, i cili thotë se prej gjashtë vitesh ekipi nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare.

Mungesa e financimeve dhe kushteve bazë po largon gjithnjë e më shumë të rinj nga sporti i mundjes në Kukës, një disiplinë që prej vitesh ka nxjerrë kampionë për vendin.

Top Channel