Miqësoret me Çekinë dhe Andorrën/ Trajneri Franco Foda publikon listën e Kosovës, mungojnë Rrahmani dhe Muriqi
25/05/2026 16:42
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Republikës Çeke dhe Andorrës.
Në listën e teknikut gjerman bien në sy disa prurje të reja, teksa për herë të parë janë ftuar Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi.
Një tjetër rikthim i rëndësishëm për “Dardanët” është edhe ai i Bersant Celina, i cili rikthehet sërish në dispozicion të skuadrës.
Nga ana tjetër, Kosova do të jetë pa dy prej lojtarëve kryesorë të saj, pasi në këtë grumbullim mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Top Channel