Tjetër ekzekutim në Iran, varet një burrë i akuzuar për bashkëpunim me SHBA-në dhe Izraelin

24/05/2026 12:55

Irani ka ekzekutuar një burrë të identifikuar si Mojtaba Qian, i cili ishte akuzuar për dhënie informacionesh ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit gjatë konfliktit të fundit, raportoi faqja zyrtare iraniane e drejtësisë Mizan.

Sipas raportimit, Qian dyshohej se kishte transmetuar të dhëna të ndjeshme lidhur me njësitë e industrisë mbrojtëse iraniane dhe kapacitetet ushtarake të vendit gjatë luftës që shpërtheu pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit. Autoritetet iraniane njoftuan se ai u var herët në mëngjes.

Ekzekutimi vjen në një kohë kur, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, dënimet me vdekje në Iran janë shtuar ndjeshëm, kryesisht për akuza që lidhen me spiunazhin dhe sigurinë kombëtare. Sipas të dhënave të cituara nga Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, pas Kinës.

Organizatat Iran Human Rights dhe (ECPM) raportojnë se gjatë vitit 2025 janë ekzekutuar të paktën 1,639 persona, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1989.

Top Channel