Roland Garros/ Kostyuk mposht rusen Selekhmeteva, ia dedikon fitoren Ukrainës: Sot, ra një raketë, 100 m larg shtëpisë sime

24/05/2026 22:27

Marta Kostyk e nisi turneun e dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros me një fitore teksa në raundin e parë iu imponua ruses Oksana Selekhmeteva.

Ishte një ndeshje të cilën ukrainasja e dominoi totalisht duke i fiutar setet me rezultatin 6-2 dhe 6-3 për ta mbyllur atë me rezultatin 2-0.

Ishte një fitore të cilën Kostyuk ia dedikoi Ukrainës, vendit të saj duke pohuar se banesa e prindërve të saj për pak sa nuk u godit nga një raketë në fillim të kësaj dite

‘Jam shumë krenare për veten sot, mendoj se ishte një prej ndeshjeve më të vështira për mua-tha Kostyuk-Këtë mëngjes, ra një raketë, 100 m larg banesës së prindërve të mi. Të gjitha mendimet dhe zemra ime jaën për popullin ukrainas. Shembulli im më i madh për mua janë ukrainasit e sotëm’.

Që nga momenti kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainas, Kostyuk nuk ka shtrënguar duarr me lojtaret ruse para dhe pas ndeshjeve të saj. Kjo e kësaj të diele ishte fitorja e 12 e saj radhazi në fushat me dhe’ të kuq. Kundërshtarja e radhës së Kostyuk fituese e turneut Madrid Open do të jetë fituesja e çiftit Volynets-Burel.

Top Channel