Formula 1/ Hamilton largon të gjitha dyshimet: E ardhmja ime? Nuk tërhiqem
Tragjedi në botën e sporteve motorike. Legjenda e NASCAR, Kyle Busch, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Amerikani, dy herë kampion i Cup Series dhe një talent i jashtëzakonshëm, ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Busch, i cili garonte deri pak ditë më parë, u shtrua në spital këtë javë dhe nuk u shërua kurrë. “Me hidhërim të thellë dhe zemërthyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Kyle Busch, dy herë kampion i Cup Series dhe një nga pilotët më të mëdhenj dhe më konkurrues të sportit tonë”, tha NASCAR në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
I quajtur “Roëdy”, ai pati 234 fitore në tre seritë kombëtare të NASCAR-it (Seria e Kupës, Seria O’Reilly dhe Seria e Kamionëve), një rekord i të gjitha kohërave për një pilot. Busch lë pas gruan e tij, Samantha, djalin e tij 11-vjeçar, Brexton, një pilot i ri premtues, dhe vajzën e tij katërvjeçare, Lennix.
We are saddened and heartbroken to share the news of the passing of Kyle Busch, a two-time Cup champion and one of our sport’s greatest and fiercest drivers. He was 41 years old.
We extend our deepest condolences to the Busch family, Richard Childress Racing and the entire… pic.twitter.com/FARIF6OKrw
— NASCAR (@NASCAR) May 21, 2026
Top Channel