Formula 1/ Hamilton largon të gjitha dyshimet: E ardhmja ime? Nuk tërhiqem
Etapa e katërt e Turit të 83 Çiklistik të Shqipërisë u fitua nga holandezi Niels Reemeijer. Çiklisti i skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam arriti të fitojë këtë etapë të gjatë 148.8 km me kohën 4 orë 1 minutë e 20 sekonda.
Kjo etapë ku çiklistët kaluan në Llogara, Himarë, Kuç dhe Vlorë ishte edhe etapa më e vështirë e këtij turi për shkak të terrenit malor me Reemeijers që kaloi i pari vijën e finishit. Pas tij në vendin e dytë u rendit greku Georgios Bouglas, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua holandezi Jip Schouren.
Çiklistit kryesues i Turit të Shqipërisë, zvicerani Guillaume Haldimann e mbylli këtë etapë në vendin e 9, ndërkohë që çiklisti më i mirë i Shqipërisë në këtë kompeticion, Gabriele De Fabritiis u rendit në vendin e 26.
Renditja e përgjithshme në Turin e 83 Çiklistik pas etapës së katërt ndryshon pasi tani në krye është pikërisht Niels Reemeijers me kohën e përgjithshme 14 orë 5 minuta e 14 sekonda duke zbritur në vendin e dytë Haldimann me 12 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë është çiklisti turk Burak Abay. Turi i 83 Çiklistik do të mbyllet me etapën e pestë, Vlorë-Fier, 122.8 km e gjatë.
Top Channel